Përfitime milionëshe nga bankat e Kosovës

by engel

Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim të pastër 123.7 milionë euro për nëntë muajt e parë të vitit 2023 (janar-shtator).

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.5 për qind, kurse ajo për kredi konsumuese 6.6 për qind, raporton KosovaPress.

Në raportin Sistemi financiar të BQK-së thuhet po ashtu se vlera e kredive po ashtu ka arrit 4 miliardë e 791.1 milionë euro dhe depozitat 5 miliardë e 853.4 milionë euro.

Ndërsa, profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ka arrit 12.8 milionë euro me normë të interesit në kredi dhe lizingje7 18.9%. Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy