Pas intervenimit në Iran, qytetarët paralajmërohen për rritje drastike të çmimeve të derivateve

by informim peje

Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.

Kthimi i fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan.

banner

Përfshirja e ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.
Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.

“Me rastin e sulmnit ndaj Iranit nga SHBA-ja, ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj shumë në rritje, ndërsa ndonjë marrëveshje me ndërmjetësues SHBA-në do ta qetësojë tregun e naftës”, ka thënë Berjani.

Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy