Kroçera luksoze “Silver Whisper” me 383 turistë nga e gjithë bota mbërrin në Portin e Vlorës

by engel

Porti i Vlorës mirëpriti sot një tjetër kroçerë turistike, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e interesit ndërkombëtar për rivierën shqiptare.

Anija luksoze “Silver Whisper” mbërriti mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar me 383 turistë në bord, nga vende të ndryshme të botës si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe shumë të tjerë.

banner

Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit të Vlorës për ATSH, kroçera është nisur nga porti i Barit në Itali dhe do të qëndrojë në Vlorë deri në orën 23:00, pas së cilës do të vazhdojë udhëtimin drejt portit të Galipolit në Itali.

Vizita e “Silver Whisper” vjen si pjesë e një itinerari ekskluziv mesdhetar dhe është një tjetër dëshmi e pozicionimit të Shqipërisë, e veçanërisht Vlorës, si një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turizmin elitar detar.

Fluksi në rritje i anijeve kroçerë që vizitojnë portin e Vlorës lidhet ngushtësisht me bukurinë natyrore të bregdetit shqiptar, ujërat e kristalta të detit Jon, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike që ofron qyteti dhe zona përreth.

Autoritetet vendore dhe operatorët turistikë e kanë mirëpritur mbërritjen e kësaj kroçere, duke ofruar guida të organizuara në qytet, vizita në sitet historike dhe eksperienca lokale për turistët.

Rritja e vizitave me kroçera pritet të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale dhe promovimin ndërkombëtar të turizmit shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy